Site icon Telegrafi

FRI mbështet protestën për rastin ”Almir Aliu”

Nesër mbahet protestë për rastin e ”Almir Aliut” para Qeverisë së Maqedonisë, nga ora 13:00.

Shumë organizata, parti politike, persona me ndikim në Maqedoni por edhe sektori jo-qeveritar ka thënë se do të jenë në protestën që organizohet nesër kundër vendimit për të liruar vrasësin e Almir Aliut, djaloshit katër vjeçar nga Kumanova. Ky rast ka ndodhur në vitin 2016 ndërsa javën e kaluar gjykata e Kumanovës e liroi nga paraburgimi Boban Iliqin i cili në orët e mbrëmjes e shkeli voglushin, pas një zënke me babain e këtij të fundit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Forumi Rinor Islam (FRI) me një njofim dërguar Telegrafit në Maqedoni ka informuar se do të mbështesin këtë protestë për drejtësi.

Forumi Rinor Islam bashkohet me shumë qytetarë në kundërshtimin e vendimit të Prokurorisë Publike, pas rikualifikimit të lëndës nga vrasje në aksident komunikacioni me pasojë vdekjen, në rastin e Almir Aliut, katërvjeçarit nga Kumanova. Nga kjo ngjarje e rëndë, si dhe nga vendimi i Prokurorisë, shprehin revoltën një numër i madh qytetarësh, nga ku u nisi iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin”. FRI si një organizatë qytetare, ngrit zërin ndaj kësaj vepre penale dhe mbështet çdolloj ngirtjeje të zërit, në mënyrë paqësore, ku i mbështet protestat e qytetarëve të Kumanovës dhe çdo vendi tjetër të Maqedonisë, në kërkimin e drejtësisë. FRI i bashkohet protestës “Drejtësi për Almirin” më 21 mars, para Qeverisë së RM-së, protestë kundër rikualifikimit të lëndës” thuhet në njoftimin e FRI-së. /Telegrafi/

Exit mobile version