Site icon Telegrafi

FRI: Kumanovarët të kërkojnë drejtësi për Almirin

Forumi Rinor Islam ka dënuar vrasjen e Almirit 4 vjeçar i cili u shkel me veturë nga B.I nga Kumanova pas një zënke banale. FRI me këtë reagim drejtuar Telegrafit në Maqedoni njofton kumanovarët se do të mbështes çdo çdolloj ngirtjeje të zërit për drejtësi.

”FRI si një organizatë qytetare, ngrit zërin ndaj kësaj vepre penale dhe kërkon nga organet shtetërore kompetente të mos qëndrojnë symbyllur ndaj rastit në fjalë. Poashtu, Forumi Rinor Islam mbështet çdolloj ngirtjeje të zërit, në mënyrë paqësore, të qytetarëve të Kumanovës dhe çdo vendi tjetër të Maqedonisë, në kërkimin e drejtësisë. ” thuhet në reagimin e lëshuar nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam./Telegrafi/

Mos e humb – Të gjitha detajet rreth rastit të Almir Aliut nga Kumanova LIVE në kohë reale nga Telegrafi Maqedoni

Exit mobile version