Telegrafi

Frey: Paraqitja më e mirë ndonjëherë e Fiorentinës

“Nuk e di nëse do të shoh edhe ndonjë ndeshje tjetër si ajo, ishte e përkryer. Shpresoj. Kurrë nuk kam parë një Fiorentinë aq të mirë, veçanërisht në pjesën e parë, por edhe gjatë gjithë 90 minutave".

“(Stevan) Jovetic? Jemi të lumtur që e kemi atë, pasi vitin e kaluar ai e kaloi vetëm duke iu adaptuar futbollit tonë. Tash, ai çdo herë luan dhe është vendimtar. Ai është një prej armëve më të rrezikshme të sulmit tonë”, ka thënë Frey.