Site icon Telegrafi

Freskoni flokët pa shkuar te stilisti

A pyesni si t’i rregulloni flokët që të dukeni freskët dhe si të keni model të ri flokësh pa shkuar te stilisti?

1. Merrni kapëse në formë broshit dhe bëni topuz anash.

2. Nëse keni flokë të gjata dhe dëshironi ndryshim të vogël, merrni kapëse dhe kapni vetëm një pjesë të vogël të flokëve dhe nxirrni në njërën anë, ndërsa më parë mund t’i krihni flokët që të jetë voluminoz.
3. Dridhini flokët, ndërsa balluket kapni lartë me kapëse të dekoruar bukur. Kjo dukje shpesh e praktikon Jennifer Lopez.

4. Lidhni flokët në bisht dhe kapni me kapëse në pjesën e pasme të bishtit siç është e treguar në fotografi.

5. Bëni gërshetë në flokë dhe lëshoni disa baluke përpara, dhe lëshoni gërshetën në një anë. Në majë të gërshetës vini ndonjë kapëse të dekoruar.
6. Kapni bisht lartë në kokë, por duket shumë natyrshëm, kjo do t’ju japë një pamje të re dhe të freskuar.

Shpresojmë se fituat ndonjë ide çfarë të bëni me flokët gjatë javës nëse mendoni çfarë të bëni me atë, e mos të jeni të kënaqur, shkruan Mnogu. Provoni dhe na tregoni a ju përgjigjet diçka juve? /Telegrafi/

Exit mobile version