Stilistët botërorë kanë zbuluar nuancat të cilat do ta shënojnë sezonin në vijim.
Një ndër më të popullarizuarat është ngjyra shampanjë e kaltër, e freskuar me tone pasteli. Për dallim nga shampanja e vjetme e popullarizuar e ngjyrës së kuqe, sivjet trend kryesor do të jetë e kaltra e freskuar me nuanca të trëndafilta në të errët, transmeton Telegrafi.
Fjala është për xhufkat e zverdhura, të cilat mu sikur shkëlqyesit, japin efektin e flokëve të rrezitur. Megjithatë, baza më e rëndësishme dhe varësisht nga ajo e kaltra e juaj mund të marrë shkëlqim të artë, në disa raste metalik, të hirtë apo ngjyrë pjeshke.
Si do të arrini që të krijoni këtë dukje të pazakonshme, Tara Nicole thotë që t’i ngjyrosni flokët me ndihmën e teknikës “babylight”, mirëpo fjala është për xhufkat të cilat imitojnë dukjen e ndritshme të flokëve të fëmijëve gjatë muajve të verës.
Ajo ka vendosur t’i përfshijë në flokë të kaltra, por edhe në të gështenjta. Mirëpo, nëse flokët tuaj tashmë janë të shndritshme ose para pak kohësh të zbardhura, ju jeni kandidate e shkëlqyeshme për këtë trend.
“Nëse me brushë ndani xhufkat bebi, mos i ngjyrosni rrënjën e flokëve në mënyrë që kur të rriten flokët të mos duket xhunga”, thotë Tara.
/Telegrafi/