Telegrafi

Më i freskët, më ndryshe dhe më i mirë: Sonte rikthehet TapQuiz me Tap n’Sport!

Kërkesat e shumta të lojtarëve të TapQuiz, quizit interaktiv nga gjirafaVideo, nuk u injoruan.

Nga tash, kërkesa që të bëhet një quiz kushtuar sportit është bërë realitet. Tap n’Sport fillon sonte, lajm i shumëpritur, me shumë ndryshime pozitive nga loja e kaluar.

Regjistrohu këtu!

Orari i TapQuiz ka ndryshuar. Nga tash, TapQuiz zhvillohet nga ora 20:00, për disa arsye: Zgjatja e ditës, kërkesat e lojtarëve dhe periudha e verës kanë bërë që TapQuiz të përshtatet për lojtarët e saj.

Pra, për ata që janë mësuar me orarin e vjetër, nga tash mund të kyçen një orë më vonë, e të luajnë quizin e tyre të preferuar.

TapQuiz rikthehet me shumë ndryshime: formate të reja, kategori të ndryshme, raunde, më shumë pyetje, më shumë sfidë, e më shumë befasi.

Sa i përket formateve, TapQuiz rikthehet me këto tri formate të reja:

Tap n’Sport – Quiz me pyetje rreth sportit. Këtu mund të gjeni pyetje për sporte të ndryshme, histori të sportit, lojtarë, trajnerë, statistika, e shumë tjera. Tap n’Sport do të zhvillohet çdo të mërkurë, nga ora 20:00.

Tap n’Temë – Një quiz më ndryshe, por shumë premtues. Tap n’Temë i ofron mundësi lojtarëve të TapQuiz të votojnë për temën e dëshiruar. Çdo javë do të hapet një kuti votimi (poll) gjatë lojës, ku lojtarëve u ofrohen tri tema, nga të cilat do të votojnë temën e pëlqyer. Tema më e votuar zgjidhet si quiz i radhës. Tap n’Temë zhvillohet çdo të enjte, nga ora 20:00.

Tap n’VIP – Ky quiz do t’i afrojë yjet më të dashur me fansat e tyre. Çdo javë, një VIP do të udhëheqë quizin, i cili do të krijohet me pyetje rreth karrierës dhe jetës së atij personi. Së shpejti në gjirafaVideo.

Të flasim pak për quizin që fillon sonte, Tap n’Sport. Si gjithmonë, për fituesit e lojës dhurohen shpërblime shumë të këndshme. Sonte tre të parët fitojnë:

Vendi i parë fiton: Karrige Arozzi
Vendi i dytë fiton: Kufje Kingston HyperX
Vendi i tretë fiton: Aparat për kafe

Që të jeni pjesë e Tap n’Sport, ju duhet të regjistroheni. Ndiqni këto hapa të thjeshta për t’u regjistruar:
– Hyr në gjirafaVideo.com
– Kyçu në llogarinë tënde në Gjirafa
– Nëse nuk ke llogari, e krijon një me të dhënat tuaja bazike
– Shkon në seksionin LIVE TV
– Klikon mbi videon Tap n’Sport
– Klikon mbi butonin “Hyr në quiz” poshtë videos (nëse je nga telefoni) ose djathtas videos nëse je nga laptopi

Regjistrohu duke klikuar këtu. Tap n’Sport po vjen shumë shpejtë!