Telegrafi

Frenohet rritja e euros nga fluksi i emigrantëve

Sipas kambistëve, fluksi i shkëmbimeve u rrit ditët e fundit, edhe pse në sasi të vogla. Kjo bëri që monedha e përbashkët europiane, të ruajë një nivel të qëndrueshëm, pavarësisht presionit të bursave.

Një euro blihet me 141 lekë dhe shitet me 141.5 lekë, ndërsa euro këmbehet me 96.8 lekë në blerje dhe me 97.4 lekë në shitje. Monedha e eurozonës do të ruajë edhe për disa kohë kuotën mbi 141 lekë dhe vetëm në verë pritet një rënie e saj, si pasojë e kthimit të emigrantëve për pushimet verore.

Një euro e fortë penalizon kredimarrësit në këtë monedhë, pasi do të paguajnë më shumë për këstet mujore, ku normës së interesit i shtohet edhe kosto e transaksionit./Telegrafi/