Frenkie de Jong pranon se mund të luante më mirë për klubin e ri, Barcelonën.
Pas një sezoni mbresëlënës me Ajaxin, futbollisti ka ulur disa ritmin në fillim të sezonit në ligën elitare spanjolle, por ka premtuar se do të kthehet shumë shpejt.
“Unë jam i ri në ekip dhe kam luajtur në tri ndeshje si startues edhe pse kemi shumë mesfushorë”, tha ai.
“Por unë mendoj se mund të luaj më mirë se deri më tani. Unë duhet të rritem në çfarëdo roli në të cilin luaj. Jam i lumtur që po luaj dhe thjesht dua të sigurohem që të qëndroj në ekip”, pohoi i riu holandez.
Theksojmë se trajneri, Ernesto Valverde deri më tani i ka besuar De Jongut duke e lënë në bankën rezervë Ivan Rakiticin.
Ndryshe, kataluansit për shërbimet e 22-vjeçarit kanë paguar skuadrën holandeze plotë 75 milionë euro. /Telegrafi/