Barcelona ka konfirmuar se Frenkie de Jong është rikthyer në Spanjë, pasi kishte kaluar vetëizolimin në Holandë.
Mesfushori holandez ishte lejuar që të kalonte karantinën në Amsteradam, pasi La Liga u suspenduan në mes të muajit maj.
Sipas AS, 22-vjeçari do të rikthehet në Kataluni më 3 maj, përkrah Martin Braithwaite, që ishte në vetëizolim në Madrid.
Sulmuesi danez ishte lejuar që të rikthehej në kryeqytet, pasi ende nuk ka mundur të rigjejë një vendbanim të ri afër Camp Nout.
Braithwaite kaloi në shkurt te Barcelona nga Leganes si zëvendësues urgjent i Ousmane Dembele që e mbylli sezonin para kohe shkaku i lëndimit.
E gjithë skuadra pritet të kompletohet më 6 maj dhe më 18 maj do të lejohen të stërviten jo më shumë se dy lojtarë.
Ata do të lejohen të bëjnë jjë gjë të tillë, vetëm pasi të jenë testuar për coronavirrus. /Telegrafi/