Gabrine Muguruza ka mposhtur Serena Williamsin në finalen e French Openit për të ngritur trofeun e saj të parë në një Grand Slam.
Tenistja numër katër në ranglistën botërore dhe finaliste e Wimbledonit të vitit të kaluar, mposhti tenisten amerikane me rezultat 7-5 dhe 6-4.
22-vjeça është femra e parë spanjolle që fiton këtë trofe që nga viti 1998, kur atë kohë kishte triumfuar Arantxa Sanchez-Vicario.