Telegrafi

French Open: Schiavone fiton titullin

Schiavone, e cila kurrë më parë nuk ka shkuar përtej çerekfinales në një turne të madh, dominoi ndaj australianes që nga fillimi deri në fund, gjatë 98 minutave të ndeshjes.

Fitorja në Paris do të thotë se 29-vjeçarja do të bëhet po ashtu e para italiane që fiton një Grand Slam. Ajo është edhe femra më e moshuar që fiton një turne të madh, që kur Ann Jones e fitoi Wimbledonin në vitin 1969.

“Nuk jam përgatitur pasi kur përgatitem gjërat kurrë nuk ndodhin. Por jam ndjerë e mrekullueshme sot, si kampione. Jam vërtet shumë, shumë e lumtur. Ju falënderoj të gjithëve”, ka thënë Schiavone pasi ka marrë trofeun. /Telegrafi/