Një 18-vjeçar që punon si shofer i rep-artistit French Montana ka qenë viktimë e një vjedhje.
Në mëngjesin e ditës së djeshme (e diel) në Manhattan është kryer një vjedhje, e që ka rastisur që jetë ndaj Montanas, shkruan Daily Mail.
Shoferit të tij I është drejtuar një armë, duke i marrë më pas reperit një orë prej 300 mijë dollarë dhe një qafore ari me vlerë prej 40 mijë dollarë.
Në incident, thuhet se dy hajdutët kishin maska të vendosura para se t’i afroheshin 18-vjeçarit.
Momentin që një ngjarje e tillë kishte ndodhur, raportohet se French kishte qenë duke qëndruar në një hotel.
Po ashtu vlen të përmendet se ky incident erdhi pasi ditë më parë ishte vrarë një 25-vjeçar në po të njëjtin hotel. /Telegrafi/