Telegrafi

French Montana me një video të Bob Marleyt kujton se “paraja nuk është gjithçka” (Video)

French Montana është një prej reperëve më të mirë në botë. Viti 2017, ishte viti i tij.

Me përfitime të jashtëzakonshme nga koncertet, ai llogaritet si një prej yjeve më të mëdha të hip hopit. Koncert pas koncerti, turne pas turneu, ai konsiderohet si një prej yjeve më të mëdha të muzikës.

French Montana në hitin “Unforgettable” me vallëzimin unik. Ky klip u xhirua në Ugandë dhe ai dha donacion 100 mijë dollarë për fëmijët pjesëmarrës në klip.

Dhe, French Montana përkundër faktit se posedon të ardhura të konsiderueshme, nuk e konsideron këtë gjënë më të vlefshme. Kështu së paku ai aludon me një video.

Reperi me origjinë marokene ka publikuar një video ku shihet Bob Marley, duke e përshkruar pasurinë e të hollave si një gjë që nuk është gjithçka në jetën e tij. Bob Marley thotë se “jeta” është pasuria e tij më e madhe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga French Montana

French Montana u komplimentua për këtë qasje të tij dhe modestinë e treguar.

Reperi pritet të publikjoë së shpejti projektin e tij më të ri me këngëtaren shqiptare, Era Istrefi. Xhirimet e klipit kanë përfunduar.

French Montana ka qenë prje artistëve më të preferuar të hip hopit këtë vit. Ai njihet për hitin e madh të tij “Unforgettable”.

Teksa në anën tjetër albumi i tij “Jungle Rules” ishte në vendin e parë për numrin e dëgjimeve dhe të shitjeve në Spotify dhe imunes. /Telegrafi/