Site icon Telegrafi

French Montana merr pasaportën amerikane

French Montana në hitin "Unforgettable" me vallëzimin unik. Ky klip u xhirua në Ugandë dhe ai dha donacion 100 mijë dollarë për fëmijët pjesëmarrës në klip.

French Montana është edhe zyrtarisht qytetar amerikan.

Hip hop ylli është betuar si qytetar i Amerikës në një ceremoni në New Jersey të mërkurën në mëngjes.

Si pjesë e procesit të të pajisurit me pasaportën më të fuqishme, ai tash mund edhe të votojë në zgjedhjet e vitit 2020.

Sipas TMZ, procesi ishte i gjatë që Montana të bëhet qytetar amerikan.

Ai aplikoi në shkurt të vitit 2017 dhe është dashur t’i nënshtrohet testeve të ndryshme të natyralizimit.

“Edhe zyrtarisht një qytetar sot, faleminderit Allah”, u shpreh French Montana në një postim në rrjetet sociale.

Montana sapo përfundoi bashkëpunimin e tij me Remy Ma të titulluar “New Thang”.

/Telegrafi/

Exit mobile version