Telegrafi

French Montana dhuroi 100 mijë dollarë për fëmijët në klipin “Unforgettable” (Video)

French Montana në hitin "Unforgettable" me vallëzimin unik. Ky klip u xhirua në Ugandë dhe ai dha donacion 100 mijë dollarë për fëmijët pjesëmarrës në klip.

French Montana edhe këtë verë është përkujdesur që të jetë dominues me një hit.

Ai publikoi muaj më parë projektin “Unforgettable” me reperin e ri, Swae Lee.

Të dy artistët realizuan një videoklip unik në Ugandë me vallëzim shumë të veçantë për fëmijë në një zonë shumë të varfër.

Dhe, përkundër faktit të varfërisë, reperi nuk i shfryëtzoi fëmijët, duke u ndihmuar atyre me një donacion prej 100 mijë eurosh.

“Unforgettable” është një nga hitet e momentit në skenën botërore të muzikës dhe ka arritur mbi 100 milionë klikime. /Telegrafi/