Në VK Tabanoc ka frekuencë të shtuar të automjeteve për hyrje dhe dalje. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonime, njofton LAMM.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/