Site icon Telegrafi

Freiburg merr vendim për Abrashin, nuk e lejon largimin e tij

Amir Abrashi nuk do të lëvizë nga skuadra e tij aktuale Freiburg.

Klubi gjerman e ka futur në listën e futbollistëve të ftuar për Ligën e Evropës.

Reprezentuesi shqiptar është lidhur me një kalim tek gjiganti Borussia Dortmund por tani këto spekulime kanë marrë fund.

27-vjeçari është i gatshëm për klubin gjerman për ndeshjen e 27 korrikut në Ligën e Evropës ku do të përballen me skuadrën sllovene Domzale.

Abrashi ishte lojtari kryesor i Freiburgut në dy vitet e fundit, fillimisht në Bundesliga 2 dhe pastaj në elitën e futbollit gjerman.

Edicionin e kaluar në Bundesliga, Abrashi arriti ta shënoi edhe një gol të bukur ndaj Werder Bremen. /Telegrafi/

Exit mobile version