Freiburg dhe Bayern Munich kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Bundesliga.
Bavarezët nuk kanë arritur të vazhdojnë serinë e fitoreve në kampionat pasi janë ndalur me barazim në udhëtim te Freiburgu.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Lucas Holer (3′) për vendasit, ndërsa për Bayernin shënoi Robert Lewandowski (22′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli kolumbian, James Rodriguez, i cili u notua me 8.4, ndërsa nota më e ulët 6.0 shkoi për mbrojtësin Niklas Sule.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Amir Abrashi, i cili pati paraqitje solide duke u vlerësuar me notë 6.4.
Freiburg:
Bayern:
/Telegrafi/