Njëri nga futbollistët më të mëdhenj që ka pasur bota e futbollit është edhe braziliani Ronaldinho.
Ish-anëtari i Barcelonës, Milanit e PSG-së ka mahnitur të gjithë me aftësitë e tij në kontrollin e topit dhe me driblimet e tij.
Por Ronaldinho ka parë nga afër një femër të talentuar që e ka mahnitur atë.
Në ndeshjen e PSG-së, 17-vjeçarja Lisa Zimouche ka befasuar Ronaldinhon me aftësitë e saj në kontroll të topit.
Francezja ka bërë disa lëvizje të bukura në brendësi të stadiumit dhe është duartrokitur nga Dinho.
Në fund braziliani e përqafoi talenten franceze duke i thënë se është shumë e mirë në këtë sport. /Telegrafi/