Telegrafi

Freeman thotë të kundërtën e asaj që dëshmoi klani Kardashian: Paraja nuk e blen lumturinë!

Aktori i mirënjohur, Morgan Freeman, ka shkruar një porosi për gjithë njerëzimin duke thënë se ajo është diçka që mund t’ua ndryshojë të ardhmen.

“Kam 78 vjet dhe besoj se nuk kam edhe shumë kohë. Kam miliona dollarë në banka, por nuk mund ta blej shëndetin dhe ta shpëtoj jetën. Kam familjen time dhe miliona adhurues në gjithë botën, por tani jam plotësisht i vetëm. E jetova jetën në mënyrë të gabuar dhe nuk dua që kjo t’ju ndodhë edhe juve”, ka shkruar ai, transmeton INA.

Lexo po ashtu Të famshmet Kardashian janë dëshmi se “paratë mund ta blejnë lumturinë” (Foto)

Sipas aktorit, paraja nuk është e keqja e kësaj bote, por vetëm një letër me vlerë, përmes së cilës arrijmë te diçka me vlerë. Sipas tij, e keqja është pasioni i pandjeshëm, i ngulitur apo obsesiv dhe amoral për të pasur sa më shumë.

“E keqja është gjurmimi i pashpirt dhe obsesiv pas thesarit të arit, që nuk ka fund dhe nuk ekziston. E keqja është kur mundohemi ta blejmë gëzimin, por kjo është vetëm një iluzion”, është shprehur Freeman.