Telegrafi

FreeDOS 1.1

Historia e FreeDOS-it fillon në vërën e vitit 1994 pasi që Microsoft publikoi se më nuk do të ofroj MS-DOS-in si produkt në vete, edhe pse ai vazhdoi të jetoj si pjesë e Windows 95, 98 dhe Me. Jim Hall nuk ishte i kënaqur me këtë vendim të Microsoftit kështu që filloi me zhvillimin e Public Domain (PD) DOS, i cili më vonë u riemëruar në FreeDOS. Së shpejti iu bashkëngjiten edhe zhvillues të tjerë, dhe shumë shpejtë paraqiten versionin e parë punues të PD-DOS. Por vetëm më 1998 u paraqit versioni i parë alpha, me shënimin numerik 0.05, e për versionin 1.0 u desh të pritej deri në vitin 2006, respektivisht 12 vite nga fillimi i projektit.

Përveç korrigjimit të problemeve të ndryshme të hasur deri tani, versioni 1.1 i FreeDOS sjell përkrahjen bazë për USB kontrolluesit dhe disqet flash, kernelin e ri, dhe shumë përmirësime të tjera. Më shumë informata mund të gjeni në faqet zyrtare të projektit. /Telegrafi/