Telegrafi

Freedom House: Shqipëria, vend pjesërisht i lirë

Raporti i fundit i “Freedom House” tregon një tkurrje të demokracisë globale. Edhe këtë radhë, organizata joqeveritare me seli në Uashington, Shqipërinë e rendit në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me vendet e rajonit.

Shqipëria nuk ka ndryshim klasifikimi, duke qëndruar po njësoj.

Nga 195 vendet e vlerësuara nga “Freedom House”, 86 janë të lira, 59 pjesërisht të lira dhe 50 janë jo të lira, përfshirë Sirinë e Korenë e Veriut.