Freedom House në raportin e saj të fundit lidhur me lirinë në internet, ka thënë se pandemia COVID-19 ka përshpejtuar në mënyrë dramatike liritë botërore.
Sipas organizatës, përdoruesit kanë përjetuar një përkeqësim të përgjithshëm në të drejtat e tyre dhe se kjo po kontribuon në një krizë më të gjerë për demokracinë në të gjithë botën.
Në raportin e kësaj organizate, Rusia, Kina dhe Irani pozicionohen në vendet jo të lira në internet.
Për Rusinë, raporti thotë se, Ligji për Internetin Sovran, synon të veçojë internetin vendas nga pjesa tjetër e botës. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe faqet e huaja janë bllokuar masivisht.
Regjimi i Kinës si abuzuesi më i madh i lirive në internet, ka bllokuar prej kohësh shërbimet e huaja dhe ka centralizuar infrastrukturën që mundëson monitorimin e përhapur të trafikut të internetit në vend.
Ngjarjet e fundit në Hong Kong ilustrojnë me hollësi implikimet e kontrollit më të madh të shtetit mbi pjesëmarrjen qytetare në internet. Udhëheqja në Pekin vendosi drejtpërdrejt Ligjin e Sigurisë Kombëtare në këtë rajon autonom, duke vendosur dënime të ashpra.
Për sa i përket vendeve të lira në internet, për këtë vit, Freedom House i vendos Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Indinë. /kp/Telegrafi/