Site icon Telegrafi

Freedom House e radhit Maqedoninë në mesin e vendeve pjesërisht të lira

Raporti i Freedom House, edhe sivjet e radhit Maqedoninë në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën nga rajoni dhe me Pakistanin, Ukrainën, Kirgizinë, Armeninë e të tjera nga bota.

Nga 100 vende, Maqedonia është e 59 dhe radhitet në mesin e vendeve pjesërisht të lira, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në pjesën e “të drejtave politike”, nga 7 pikë Maqedonia ka 4, ndërsa në liritë civile nga 7 të mundshme Maqedonia ka 3.5.

Te pjesa për rajonin e Ballkanit, raporti i Freedom House tërheq vërejtjen në veçanti për Malin e Zi, ku siç thuhet, presidenti Millo Gjukanoviq ka vazhduar ta konsolidojë pushtetin shtetëror rreth vetes dhe klikës së tij, duke i shmangur standardet themelore të qeverisjes së mirë dhe duke tejkaluar rolin e tij kushtetues./Telegrafi/

Exit mobile version