Arsenali nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Norwichit në javën e 14-të në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 2-2.
Ishin vendasit që kaluan në epërsi me anë të Teemu Pukkit që shënoi në minutën e 21-të me një asistim nga Kenny McLean.
Por, epërsia e Norwichit zgjati vetëm tetë minuta, pasi Pierre-Emerick Aubameyang i barazoi shifrat nga pika e bardhë.
Por, vendasit luftuan përsëri që të kalonin në epërsi dhe këtë e arritën në minutën e 45+2 me golin e shënuar nga Todd Cantwell.
Pjesa e dytë filloi më mirë për The Gunners, derisa sulmuesi gabonez (57’) ishte sërish në listën e realizatorëve, duke i barazuar përsëri shifrat.
Arsenali u mundua deri në fund që t’i merrte tri pikë nga ky takim, mirëpo Norwichi u mbyll në pjesën defanzive dhe nuk la shumë hapësira.
Pas javës së 14-të, Arsenali është në vendin e tetë me 19 pikë, gjersa në xhiron e 15-të do të ketë punë me Brightonin. /Telegrafi/
https://streamable.com/ogbsl
https://streamable.com/ogbsl
https://streamable.com/i42z8
https://streamable.com/aopja
https://streamable.com/iu0hv