Pas më shumë se 50 vjetësh në fron, Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe II ia pasoi zyrtarisht fronin djalit të saj Frederik X, duke u bërë ky i fundit Mbreti i ri i vendit.
Mbretëresha daneze 83-vjeçe, njoftoi natën e Vitit të Ri se mandati i saj i mbretërimit do të përfundojë pas 52 vjetësh, transmeton Telegrafi.
Margrethe firmosi dokumentin e trashëgimit të fronit, duke ia kaluar kurorën edhe zyrtarisht djalit të saj.
Monarkja daneze tha se mendoi se tani do të ishte koha e duhur për t’ia kaluar përgjegjësinë gjeneratës tjetër pas operacionit të fundit, dhe mori vendimin se tani ishte koha e duhur.
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen e shpalli zyrtarisht Frederikun, Mbretin e ri të Danimarkës në ballkonin e Pallatit Christiansborg.
Pas kësaj, Mbreti i ri i Danimarkës doli në ballkonin e pallatit dhe dha fjalimin e tij historik.