Telegrafi

Fred, Di Maria, Depay: Top 11 transferime e dështuara të Unitedit që kur u largua Fergusoni

Prej largimit të Sir Alex Fergusonit, Manchester United ka dështuar të ngritet në nivelet më të larta si skuadër.

Afro 400 milionë euro janë shpenzuar në transferimin e 11 lojtarëve, që nuk arritën të tregonin potencialin e tyre në Old Trafford.

Djajtë e Kuq ishin në kërkim të zëvendësuesve si Robin van Persie e Wayne Rooney, mirëpo deri më tani nuk ia kanë dalë.

Foto: The Sun

Për Romelu Lukakun ishin paguar 75 milionë funte, por sulmuesi belg nuk arriti të ambientohej, duke kaluar në verën e kaluar te Interi.

Transferim i shtrenjtë ishte edhe Angel di Maria, që kaloi nga Real Madridi për 59.7 milionë funte, e që u largua më pas në drejtim të Paris Saint-Germain.

Transferime të dështuara ishin edhe ai i, Fred, Henrikh Mkhitaryan, Morgan Schneiderling, Memphis Depay, Marcos Rojo, Daley Blind, Matteo Darmian, Bastian Schweinsteiger, Radamel Falcao e Alexis Sanchez. /Telegrafi/