Ish-zyrtari dhe profesori universitar, Ljubomir Frçkovski ka kritikuar Qeverinë e Maqedonisë për reformat në gjyqësor.
”Ka sinjale të para. E merrni me mend për sinjalet e para? Janë skandaloze. Na kanë thënë se do të na paguajnë, është qesharake. Ja edhe do të ju paguajmë. Nuk e kuptoj se pse bëjmë këtë diskutim. Nuk e kuptojnë se duhet reforma thelbësore. Mendoj se duan të na blejnë me këtë. Reformat e BE-së i fshehën dhe i strategjinë e bënë nën masë. Nuk na dhanë ta shohim përgjigjen e BE-së. Tash bëjmë punë pa punë” tha Frçkovski në 24Analiza.
Frçkovski tha se paketi i ligjeve në drejtësi do të miratohet dhe do ketë frymë të re në gjyqësi.
Ai është pjesë e Këshillit për reforma në gjyqësinë e Maqedonisë. /Telegrafi/