Site icon Telegrafi

Fraza e Ronald Koemanit që u jep shpresë Ansu Fatit, Riqui Puigit, Pedrit e Trincaos

Nëse Ronald Koeman emërohet si trajner i Barcelonës, lojtarët e rinj në skuadër do të kenë shpresë të madhe.

Barcelona para pak orësh konfirmoi shkarkimin e Quique Setien, derisa trajneri holandez pritet të marrë drejtimin e skuadrës.

Mirëpo, një deklaratë e thënë më parë nga Ronald Koeman për lojtarët e rinj, ka pushtuar internetin.

“Ne holandezët nuk kemi frikë të luajmë me lojtarë të rinj, jemi mësuar me atë”, kishte thënë trajneri aktual i Tulipanëve.

“Unë gjithmonë them se nëse në skuadër kam një 30-vjeçar dhe një 22-vjeçar, do të luaja me atë që i ka 22, pasi ai është e ardhmja”.

Riuqiu Puig (Foto: Barcelona FC/Twitter)

“Ju duhet t’i konfirmoni besimin dhe komoditetin e një lojtari të ri që të shpërthejë dhe nga ai mund të nxjerrin fryte, jo nga ai i moshuari”, ka shtuar më tej Koeman.

Holandezi pritet që shumë shpejtë të prezantohet si trajner i Barcelonës, duke tentuar që të kthejë skuadrën në rrugën për të fituar trofe. /Telegrafi/

Exit mobile version