Telegrafi

Frankie Valli martohet me partneren 29 vjet më të re në një ceremoni në Las Vegas

Frankie Valli është martuar me partneren e tij, Jackie Jacobs, në një ceremoni në Las Vegas.

Ikona e “Four Sesions”, 89 vjeçar dhe tashmë gruaja e tij, 60 vjeçe, u martuan të hënën (26 qershor).

Këngëtari i “Four Seasons”, Frankie dhe ish-drejtuesja e marketingut të CBS, Jackie kishin qenë më parë miq për 16 vjet.

Foto: Getty Images

Eventi u zhvillua në hotelin Westgate teksa ata shkëmbyen betimet e dasmës në një ceremoni private vetëm me të dy.

Muzika e tij ishte gjithashtu pjesë e ditës së tyre të veçantë, pasi hiti i tij i vitit 1967 “Can’t Take My Eyes Off Of You” luajti në sfond.

Ylli i muzikës – që u bë i famshëm në grupin rock në vitet 1960 – tha për People: “Është fantastike që kam gjetur dashurinë edhe një herë në këtë fazë të jetës sime”.

Foto: Getty Images

Jackie është gruaja e katërt e Frankiet.

Ai u martua për herë të parë me Mary Delgado në të njëzetat e tij të hershme në vitin 1958 dhe patën dy vajza: Antonia (Toni) dhe Francine.

Ata u divorcuan në vitin 1971 pas 13 vitesh së bashku. Francine më pas vdiq tragjikisht gjashtë muaj më vonë nga një mbidozë droge.

Foto: Getty Images

Frankie vazhdoi të martohej përsëri në 1974 me MaryAnn Hannagan.

Ata ishin bashkë për tetë vjet përpara se të ndaheshin në vitin 1982.

Foto: Getty Images

Dy vjet më vonë, ai u martua me Randy Clohesy, dhe çifti më vonë pati tre djem: Francesco dhe binjakët Emilio dhe Brando.

Frankie dhe Randy u ndanë pas 20 vitesh martesë në vitin 2004. /Telegrafi/

Foto: Revista People