Site icon Telegrafi

Frankfurti me masa rigoroze shkaku i COVID-19: Kufizime për baret dhe restorantet

Për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve të coronavirusit, autoritetet në Frankfurt vendosën të reagojnë dhe të marrin masa më të rrepta anti-epidemike.

Kjo përfshin punën me kohë të pjesshme për bare, klubet e natës dhe restorante, raporton BILD.

Një shtetrrethim prej orës 22:00 do të futet në këtë qytet gjerman, ku rrugët më të ngarkuara dhe qendrat tregtare do të mund të vizitohen vetëm me maska në fytyrë, transmeton Telegrafi.

“Ne po prezantojmë këto masa sepse është detyra jonë të mbrojmë më të dobëtit në shoqëri, bashkëqytetarët tanë më të rinj dhe më të vjetër, të sëmurët dhe të pafuqishëm. Falë kufizimeve të tilla, fëmijët mund të vazhdojnë të shkojnë në kopshte dhe shkolla. Ky është çmimi që duhet të paguajmë për të parandaluar plotësisht ndalimi i lëvizjes”, thonë ata në qeverinë lokale.

Festimet private do të kufizohen në 25 persona në vende publike dhe 10 persona në tubime private gjersa konsumi i alkoolit do të ndalohet gjatë gjithë ditës në vende publike dhe parqe.

Vlerësohet se masat do të kenë një ndikim negativ në punën e restoranteve, kinemave, teatrove dhe sallave të koncerteve, por ato janë të nevojshme. /Telegrafi/

Exit mobile version