Eintracht Frankfurti dhe Chelsea kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Befasia e këndshme e futbollit gjerman doli të jetë arrë e fortë edhe për Chelsean në Ligën e Evropës, duke mos pësuar edhe pse anglezët ishin më të mirë.
Sulmuesi Luka Jovic shënoi në minutën e 23-të të takimit pas asistimit të Filip Kostic për t’i dhënë epërsinë Frankfurtit (1-0).
Chelsea reagoi në minutën e 26-të me Pedron, por pa sukses.
https://twitter.com/BigCasi14/status/1124033027930247171
Në minutën e 43-të tentoi edhe Ruben Loftus-Cheek, por as ky nuk e gjeti rrugën e rrjetës.
Dyshja Ruben Loftus-Cheek dhe Pedro ishin fatal në minutat e fundit të pjesës së parë, kur spanjolli shënoi për 1-1 me një goditje të fort brenda zonës.
Pjesa e dytë solli raste sidomos për londinezët, por jo gola.
https://twitter.com/CFCBlues_com/status/1124037808463720450
Rast të mirë në minutën e 54-të kishte Loftus-Cheek, por gjuajti mbi kuadrat.
Pas tij provoi David Luiz nga goditja e dënimit pa sukses.
Në minutën e 77-të, Kevin Trapp bëri pritje të bukur kur Luiz gjuajti me kokë.
Frankfurti u kundërpërgjigj me David Abraham, por goditja e tij shkoi mbi transversale.
Rezultati i ndeshjes së parë 1-1, lë hapur të dytën që do të zhvillohet pas një jave në Stamford Bridge. /Telegrafi/