Telegrafi

Frankfurt – Chelsea: Formacionet e mundshme

Eintracht Frankfurt do të jetë nikoqir i Chelseat në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Ligës së Evropës.

Megjithëse fitoi vetëm një nga pesë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat, Frankfurti ishte i pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit.

Humbja e fundit e Frankfurtit ndaj Benficës ishte vetëm e dyta në këtë garë këtë sezon dhe ‘Shqiponjat’ nuk kanë humbur një ndeshje në shtëpi.

Krahasime statistikore

Chelsea ka një rekord negativ të përgjithshëm në tokën gjermane, ku ka katër humbje dhe tri fitore dhe dy barazime.

Londinezët aktualisht janë në nivel rekordi sa i përket ndeshjeve të pamposhtura (F14, B1), ku barazimin e vetëm e kishte kundër Videotonit.

Frankfurt: Trapp, Hasebe, Hinteregger, Ndricka, Costa, Rode, Ferndaes, Gacinovic, Paciencia dhe Jovic

Chelsea: Arrizabalaga, Alonso, Luiz, Christensen, Azpiliqueta, Kante, Jorginho, Loftus-Cheek, Hazard, Pedro dhe Giroud. /Telegrafi/