U prit të ishte ndeshje spektakolare me shumë gola, por Frankfurt dhe Inter kanë luajtur baras 0-0.
Interi kishte rast të artë të shënonte në këtë takim por në minutën e 22-të Marcelo Brozovic dështoi të shënonte nga penalltia.
Pikërisht kroati Brozovic dhe sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez ishin lojtarët me notën më të dobët në këtë takim.
Nota më e lartë te skuadra e Interit shkoi për portierin Samir Handanovic që bëri disa pritje të jashtëzakonshme në pjesën e dytë.
Edhe për vendasit më i dalluari në fushë ishte portieri Kevin Trapp që priti edhe penalltinë.
Dy skuadrat do të luajnë pas një jave në Giuzeppe Meazza ku do të kërkojnë edhe kalimin në çerekfinale. /Telegrafi/