Site icon Telegrafi

Frank Lampard pranon thirrje telefonike për lojën me dorë të Rodrit nga menaxheri i gjyqtarëve të Ligës Premier

Trajneri i Evertonit, Frank Lampard dhe kryetari Bill Kenwright kanë marrë të dy një telefonatë personale nga Mike Riley, menaxher i përgjithshëm i Professional Game Match Officials Limited (PGMOL), për të kërkuar falje për dështimin e Paul Tierney dhe Chris Kavanagh për të dhënë një penallti pasi Rodri luajti me dorë në humbjen 1-0 ndaj Manchester Cityt.

Toffees mbetën të indinjuar nga vendimi dhe mendonin se u ishte grabitur një pikë që mund të ishte kyçe në luftën e tyre për mbijetesë.

Everton kishte dhënë maksimumin që të dilte së paku me një pikë nga ai takim, derisa Phil Foden shënoi golin e parë të takimit në minutën e 82-të.

Lexo po ashtu Nga sanksionet ndaj Rusisë nga BE, shumë rëndë pritet ta pësojë edhe Evertoni

Por, lojtarët e Lampardit nuk u dorëzuan dhe në vend të kësaj shkuan në kërkim të një barazimi të menjëhershëm.

Lojtarët e tij të vendosur ishin të bindur se duhej të kishin një penallti momente më vonë kur topi u hodh nga krahu e Rodrit.

Megjithatë, ndërsa Tierney në dukje e humbi incidentin, Kavanagh pati mundësinë të nxirrte kolegun e tij nga situata me një rishikim VAR.

Por, për habinë e shumë njerëzve, Kavanagh i dha Tierney dritën e gjelbër për të vazhduar lojën.

Një Lampard i tërbuar kërkoi falje pas ndeshjes, por që tha se ajo ishte një penallti e pastër, ndërsa Riley tani ka kontaktuar me trajnerin e Everton për t’i kërkuar falje, duke pranuar se gjyqtarët kanë gabuar. /Telegrafi/

Exit mobile version