Telegrafi

Frank Lampard për festën me lojtarët e Derbyt: Pagoi 209 birra, 75 Jaggera, 65 Vodka e shumë të tjera

Derby County fitoi kundër Leeds Unitedit dhe tashmë është një ndeshje larg rikthimit në Ligën Premier.

Ekipi i Franck Lampardit ka festuar triumfin e madh dhe mund të rikthehen në ligën elitare angleze pas vitit 2002.

Ish-lojtari i Chelseat së bashku me futbollistët kanë shkuar në një pijetore dhe kanë festuar gjatë gjithë mbrëmjes së kaluar.

Njëri prej kamerierëve publikoi një fotografi të llogarisë që kishte paguar në fund 40-vjeçari, e cila kap shumën rreth 3500 euro.

Lexo po ashtu Gjatë gjithë ndeshjes u tallën me Lampardin, por në fund ai ua kthej "borxhin" tifozëve të Leedsit

Sipas faturës, futbollistët e Derby Countyt kanë pirë 209 birra, 75 Jaggera, 65 Vodka, 54 gota Sambucha, 38 Tequila dhe 29 whiskies. Interesante, në faturën e mbushur me alkool, ishte edhe një Coca-Cola dietetike.

Theksojmë se në rast se do të bëhen pjesë e Ligës Premier, klubi do të siguronte të paktën 100 milionë funte.

Lexo po ashtu Dikur fituan gjithçka me Chelsean, por të hënën do të jenë kundërshtar të njëri-tjetrit

Ndryshe, Derby do të takohet gjatë të hënës (më 27 maj) në finalen e madhe me skuadrën e Aston Villën. /Telegrafi/