Jack Grealish po lulëzon nën urdhrat e Pep Guardiolës dhe tashmë ka për fans një legjendë të madhe.
Anglezi ka qenë i jashtëzakonshëm në sezonin e tij të dytë në Manchester City, i cili pret Chelsean sot, dhe ka kaluar rekordin e Frank Lampardit si lojtari anglez që ka krijuar më shumë shanse në një sezon në elitën e futbollit anglez.
Edhe pse kishte dyshime për përshtatshmërinë e ish-lojtarit të Villas në skuadrën e Cityt pas transferimit të tij në vitin 2021, ai tashmë është bërë njëri ndër lojtarët kyç të tyre.
“Unë e dua Jack Grealish, jam një fans i madh dhe kam qenë gjithmonë”, deklaroi Lampard.
“Ju shikoni lojtarët që vijnë, veçanërisht kur ata janë lojtarë të rinj anglezë me cilësi dhe personalitet, dhe ai i ka të dyja me bollëk”.
“Në një apo dy vitet e fundit, kishte shumë sy mbi çmimin që Manchester City pagoi për të dhe pikëpyetje të mëdha deri në një farë mase, nëse kjo ishte e drejtë apo e gabuar”.
“Por, ai e ka çuar përpara lojën e tij për sa i përket etikës së tij të punës pa top dhe duke qenë pjesë e strukturës së ekipit që ata kanë atje. Dhe ajo që ai bën me top është gjithmonë duke u përmirësuar”.
“Me ndërgjegjësimin dhe aftësinë e tij, ai ka qenë një meritë e vërtetë për veten dhe ekipin. Nëse nuk tregon se çfarë duhet bërë në fushë, nuk do të futesh në ekip atje. Jo të gjithë lojtarët reagojnë mirë ndaj asaj situate dhe Jack ka reaguar absolutisht shkëlqyeshëm. Ai është një lojtar i klasit të lartë”, ka shtuar më tej trajneri i Chelseat.
Lampard theksoi se ai ishte në një situatë tjetër kur Mourinho mbërriti te Chelsea në vitin 2004, pasi ishte nënshkruar nga West Ham për një tarifë të madhe, por ende pranon se trajneri spanjoll e transformoi karrierën e tij. /Telegrafi/