Kryetari i komunës së Gjevgjelisë, Ivan Frangov, konsideron se asnjë njeri normal nuk do të jep koncesion për eksploatim të arit. Ai e dha këtë përgjigje në pyetjen e këshillëtares së LSDM-së, nëse zv. kryeministri Peshevski do të jep llogari për koncesionimin e hulumtimeve gjeologjike në territorin e kësaj komune, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, koncesionet për hulumtime gjeologjike janë të dëshirueshme për të ditur se çfarë pasurie ka vendi, dhe se kjo nuk do të thotë që do të lejohet eksploatimi i tyre.
Në seancën e mbrëmshme të jashtëzakonshme këshilli miratoi 23 prillin si ditë për mbajtjen e referendumit lokal, për t’u lejuar, ose jo, hapja e një xeherore ari në Kozhuf./Telegrafi/