Site icon Telegrafi

Franga, shumë e fortë

Banka Qendrore Zvicerane e la të pandryshuar politikën e normave negative të interesit pasi synon të shfuqizojë frangën zvicerane që është dukshëm e mbivlerësuar.

Por, megjithatë, institucioni parashikoi një periudhë më të thellë seç pritej të deflacionit për shkak të çmimeve të ulëta të naftës. Gjatë mbledhjes së saj tremujore të politikave, Banka Qendrore e Zvicrës mbajti objektivin tremujorë të Libor-it, që është norma mesatare e interesit në dollarë në tregun ndërbankar të Londrës, në intervalin -1.25 -0.25 për qind, siç parashikonin dhe analistët e Reuters. Banka Kombëtare Zviceriane deklaroi se, pavarësisht të një zhvlerësimi të lehtë gjatë kohëve të fundit, franga zvicerane mbetet ende shumë e fortë.

“Normat negative të interesit në Zvicër dhe gatishmëria e Bankës Kombëtare Zvicerane për të ndërhyrë në tregun e këmbimit valutor siç edhe kërkohet, e bëjnë investimin në franga më pak tërheqës”, shkruan Banka Qendrore në një deklaratë. Ekonomia Zvicerane e varur nga eksportet duhej të përshtatej për një rritje të vlerës së frangës gjatë këtij viti, pasi Banka Kombëtare Zvicerane braktisi papritmas tavanin e saj të këmbimit me 1.20 franga kundrejt euros në muajin Janar. Banka kishte thënë gjatë asaj kohe së ai tavan ishte bërë shumë i shtrenjtë për t’u manaxhuar.

Franga e fortë mbetet një barrë për eksportuesit Zviceran në Eurozonë, partneri më i madh tregtar. Vlera e frangës mbetet shumë lartë nivelit të Janarit në rreth 1.09 kundrejt euros, dhe Banka Qendrore ka thënë se pret që politikat aktuale do të ndihmojnë ta përmbajnë fuqinë e saj. Me çmimet e naftës në nivele të ulëta rekord, Banka parashikon një deflacion më të lartë në vitet 2015-2016. Parashikimet për rritjen e ekonomisë mbeten të pandryshuara në rreth 1 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version