Site icon Telegrafi

Franco Foda komenton kundërshtarin e Kosovës: Kemi studiuar lojën e tyre, shanset për kualifikim janë 50-50

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dhënë një konferencë për media para dy ndeshjeve që ‘Dardanët’ do t’i zhvillojnë gjatë këtij muaji ndaj Islandës për ‘play-off’ të Ligës së Kombeve.   

Ai ka prekur tema të ndryshme duke filluar që nga situata e Etnik Brrutit, deri tek lëndimet dhe mungesat që do t’i kenë në këto përballje.

Tutje ai gjithashtu ka folur edhe për kundërshtarin, duke thënë se e kanë studiuar atë dhe se shanset për të kaluar tutje janë 50-50. 

Lexo po ashtu Franco Foda flet për situatën e Etnik Brrutit: Ka qenë vendimi i tij, tek Kosova duhet të luhet me zemër

“I kemi disa mungesa, tani duhet të gjejmë zgjedhje të reja. E kemi studiuar Islandën, është intensive, agresive, ka lojtarë të mirë. Shpresoj shumë që të fitojmë në shtëpi. Duhet të bëjmë intensitet të shtuar në lojë dhe ta zbatojmë lojën tonë”. 

“Islanda është një kundërshtar i fuqishëm, shanset janë 50 me 50. Nëse fitojmë në shtëpi, do ta kemi një përparësi”.  

Lexo po ashtu Foda konfirmon edhe dy mungesa të tjera të Kosovës për duelin ndaj Islandës

“Është e rëndësishme të kemi paraqitje të mirë në fushë, të paraqitemi si ekip i përbashkët, të tregojmë mendësi të fortë, ta përkrahim njëri-tjetrin në fushë dhe kështu mund të arrihet deri tek fitorja”, ka thënë Foda. 

Kujtojmë se ndeshja e parë ndaj Islandës do të luhet më 20 mars në ‘Fadil Vokrri’ teksa ajo e kthimit tri ditë më vonë (23 mars)./Telegrafi

Exit mobile version