Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dhënë një konferencë për media para dy ndeshjeve që ‘Dardanët’ do t’i zhvillojnë gjatë këtij muaji.
Kosova do të luajë ndaj Islandës dy ndeshje vajtje-ardhje të vlefshme për ‘play-off’ të Ligës së Kombeve.
Tekniku gjerman menjëherë u pyet për situatën e Etnik Brrutit i cili nga grupmoshat e Kosovës vendosi ta përfaqësojë Shqipërinë.
Ai e ka vlerësuar Brrutin si një lojtar me perspektivë të madhe, për të cilin tha se e kishte përcjellë në kampin stërvitor stërvitor.
“E kemi shikuar Brrutin në kampin stërvitor në janar gjithashtu e kemi përcjellur edhe tek Malisheva. Kam biseduar personalisht me Brrutin dhe i kam dhënë sqarimet dhe konsultat e mia, ai ka qenë një lojtar me perspektivë”.
Foda tutje tha se tek Kosova për të ka rëndësi që një lojtar cilido qoftë ai të luajë me zemër dhe se zgjedhja e Brrutit për ta përfaqësuar Shqipërinë duhet të respektohet.
“Ka qenë një lojtar me perspektivë, kapiten i grupmoshave, por për mua me rëndësi është që një lojtar të luajë me zemër për Kosovën”.
“Ai ka vendosur që të luajë për Shqipërinë dhe është vendimi i tij, duhet ta pranojmë”, ka thënë Foda.
Kujtojmë se ndeshja e parë ndaj Islandës do të luhet më 20 mars në ‘Fadil Vokrri’ teksa ajo e kthimit tri ditë më vonë (23 mars)./Telegrafi/