Telegrafi

Franck Kessie lë Barcelonën, bashkohet me yjet e tjerë te Al-Alhi

FC Barcelona ka njoftuar të mërkurën pasdite transferimin e Franck Kessie te Al-Ahli  i Arabisë Saudite .

Shitja e mesfushorit do ta pasurojë Barcelonën për 12.5 milionë euro, fonde të rëndësishme për klubin katalanas.

Pavarësisht se dy klubet tashmë kishin rënë dakord prej ditësh dhe futbollisti dje përfundoi ekzaminimin mjekësor në Paris, Al-Ahli kërkoi që njoftimi i tij të shtyhej për disa ditë.

Lexo po ashtu Kessie drejt transferimit në Arabi, Barcelona refuzon ofertën e parë të klubit arab

Barça lëshoi sot ​​një deklaratë duke shpjeguar se: “FC Barcelona dhe Al-Ahli SC kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Franck Kessie për 12.5 milionë. FC Barcelona shpreh publikisht mirënjohjen e saj për Franck Kessie për angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe i uron atij fat dhe suksese në të ardhmen”.

Në të njëjtën kohë, klubi saudit ka bërë publik afrimin e Franck Kessie, i cili do të nënshkruajë për tre sezonet e ardhshme.

Kessie largohet nga Barça vetëm një vit pasi mbërriti si lojtar i lirë nga AC Milan, ndërsa luajtur gjithsej 43 ndeshje zyrtare dhe shënoi tre gola.

Mesfushori do të jetë në një skuadër me emra si Roberto Firmino, Riyad Mahrez dhe Saint Maxim. /Telegrafi/