Site icon Telegrafi

Francezja fiton 7.5 milionë franga në Kazino

Një grua nga Kloten nuk ka humbur kohën e saj të dielën pasdite: ajo fitoi një shumë rekorde parash, rreth 7.5 milionë franga.

Zonja në fjalë fitoi në kazinonë zvicerane në Cyrih. Ajo sapo kishte humbur 200 franga dhe për pak dëshironte të ndalte lojën. Ky është fitimi më i madh në lojërat automatike në Evropë, shkruan albinfo.ch.

Fituesja dëshiron të mbetet anonime. Ajo ka ndërmend të investojë paratë kryesisht në trajnimin profesional të fëmijëve të saj si dhe të organizojë një dasmë.

Por, me që ishte një grua me të ardhura modeste, fituesja ka pohuar se ka për qëllim të ndihmojë njerëz të tjerë.

Exit mobile version