Francezi Alain Cocq i cili prej vitesh luftoi për të drejtën e eutanazisë në shtëpi, ka ndërruar jetë në “vetëvrasjen” e asistuar në Zvicër në moshën 58-vjeçare, kanë njoftuar miqtë dhe aktivistët që luftojnë për të drejtën mbi eutanazinë.
Siç raporton Reuters, Cocq i cili prej dekadash vuante nga një sëmundje e pashërueshme, ka ndërruar jetë në një spital në Bern, ka njoftuar përfaqësuesja e tij ligjore Sofie Medzeber, transmeton Telegrafi.
“Alain Cocq ka ndërruar jetë në mëngjes… me dëshirë të tij… prehu në paqe Alain”, ka shkruar Medzeber.
Alain Cocq, 58 ans, atteint d'une maladie incurable et qui avait fait deux grèves des soins et de la faim en 2020 pour réclamer le droit à l'euthanasie, est décédé ce matin en Suisse par suicide assisté, a annoncé son entourage #AFP pic.twitter.com/KlVDNwhr8w
— Agence France-Presse (@afpfr) June 15, 2021
Cocq prej vitesh apelonte te presidenti francez Emmanuel Macron që ta përkrah eutanazinë në Francë, por pa ndonjë sukses.
Vjeshtën e kaluar, kishte tentuar të vdes duke refuzuar ushqimin, ujin dhe kujdesin shëndetësor – por që për dallim nga eutanazia që ka të drejtat ligjore të garantuara – ai është dashur të heq dorë për shkak të dhimbjeve të mëdha.
Madje asokohe kishte për qëllim që vdekjen e tij ta shfaq në një transmetim të drejtpërdrejtë në Facebook, ku si pasojë i është bllokuar kanali në këtë rrjet social.
Fqinjët e Francës, Zvicra, Belgjika dhe Holanda kanë miratuar ligjin që lejon vetëvrasjen e asistuar në raste të caktuara. /Telegrafi/