Një trup gjykues prej pesë gjyqtarësh e dënoi Dominique Pelicot për përdhunim të rëndë të ish-bashkëshortes Giselle Pellicot, duke e dënuar me 20 vjet burg.
Dominic Pelico u shpall gjithashtu fajtor për marrjen dhe shpërndarjen e fotografive seksuale të vajzës së tij të rritur, Carolina dhe grave të djemve të tij.
Ai u shpall gjithashtu fajtor për tentativë përdhunimi të rëndë të gruas së një prej të bashkëpandehurve, Jean-Pierre Marechal, Silier.
Siç raporton BBC, Dominic Pelico nuk tregoi asnjë emocion teksa gjykatësi dha vendimin.
Jean-Pierre Marechal është njeriu i dytë që dënohet dhe shpallet fajtor për tentativë përdhunimi dhe përdhunim të rëndë të gruas së tij, si dhe për drogimin e saj.
Edhe pse prokurorët kërkuan 17 vite burg, ai u dënua me 12.
Ky 63-vjeçar kishte pranuar më parë se kishte ndjekur shembullin e Dominic Pelicos, duke droguar gruan e tij për pesë vite, duke e përdhunuar dhe madje duke ftuar Dominicun ta përdhunonte atë.
Në Avignon ishin gjithsej 51 burra, të akuzuar për përdhunim dhe sulm së bashku me Pelicon. Ata kanë shumë pak të përbashkëta; janë nga mosha 26 deri në 74 vjeç, disa kanë fëmijë, ndërsa disa të tjerë janë dënuar për vepra të tjera penale.
Mes tyre janë një punonjës mjekësor, gazetar, drejtor burgu, këshilltar, ushtar, shoferë kamioni dhe punëtorë ferme. /Telegrafi/