Site icon Telegrafi

Francezi në rolin e Super Marios

Ky shakaxhi 36 vjeçar vozitet rrugëve dhe nëpër qendrat tregtare me ‘go-kartin’ e tij, mu sikur në lojën e famshme, hedh banane dhe zhguaj breshkash nga makina.

Montazhi i përkryer po ashtu është pjesë magjepsëse e videove të tij. Të gjitha veprimet që bën gjatë filmit të shkurtë janë të përcjella me efekte zanore.

Kur i harxhohen bananet të cilat i hedh nën automjete përreth vetes, Remi me go-kart futet nëpër qendra tregtare dhe blen disa kilogramë fruta nëpër dyqane.

Filmi përfundon me fjalët “nëse mund të bëni ç’të doni, mund të jeni edhe secili”. /Telegrafi/

Exit mobile version