Telegrafi

Francezi më i moshuar ndërron jetë në moshën 112-vjeçare, u sëmurë nga COVID-19 – pavarësisht tentimeve nuk i mbijetoi infeksionit

Francezi më i moshuar Marcel May ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 112-vjeçare, pasi u hospitalizua në qytetin e Vjenës si pasojë e infektimit me coronavirus.

“Ka jetuar në shtëpinë e tij, por u sëmur me COVID-19 dhe gjendja iu përkeqësua duke e futur në oksigjenoterapi, por pavarësisht përpjekjeve të shumta nuk pati shpëtim – vdiq në moshën 112-vjeçare”, tha për AFP, e bija e të ndjerit Nicole Boiron, transmeton Telegrafi.

May ishte pranuar në spital më 2 dhjetor. Ai kishte lindur më 1909, dhe ka jetoi i vetëm në shtëpinë e tij.

“Ishte i lumtur në shtëpinë e tij, ka qenë shumë i zgjuar. Vazhdimisht asistohej nga zyrtarë për punë sociale”, shtoi Boiron.

“Ish-shoferi i autoambulancës i kishte mbijetuar dy luftëtareve botërore, dhe qëndroi pa grua nga viti 1998”, tha ndër tjera e bija e tij.

Pas vdekjes së May, titullin e francezit më të moshuar mund ta bartë një banorë i qytetit Nice, që më 6 dhjetor festoi ditëlindjen e 111-të.

Francezja më e moshuar i ka 117 vjet, bëhet fjalë për një murgeshë e lindur më 1904, e cila gjithashtu ishte infektuar me COVID-19 në janar të këtij viti dhe që për fat të mirë u shërua. /Telegrafi/