Telegrafi

Francezi i mbuluar me tatuazhe që e quan veten “jashtëtokësori i zi”, ka hequr hundën – veshët e disa gishta

Anthony Loffredo që e quan veten “jashtëtokësori i ri”, ka hequr veshët, vrimat e hundës si dhe disa gishta, ka mprehur dhëmbët dhe i ka lyer me ngjyrë vjollcë; kurse tërë trupin e mbuloi me tatuazhe.

Tani ky burrë nga Franca thotë se nuk po mund të gjejë paqe, për faktin se vazhdimisht shikohet çuditshëm nga masa dhe e trajtojnë më ndryshe, transmeton Telegrafi.

“Nëse dua të ha në restorant, nganjëherë kamarieri më thotë se nuk mund të ha në tarrace”, tha 33-vjeçari për LAD Bible.

Prej vitesh ka investuar shumë të majme të parave për tatuazhe dhe modifikimet në fytyrë, por tani duket sikur është penduar për to, pasi nga shoqëria po shikohet me një sy kritik.

“Gjithmonë më ka pëlqyer transformimi, qysh kur isha i ri. Por tani jam bërë pothuajse i panjohur për shkak të tatuazheve të shumta”, shtoi francezi. /Telegrafi/