Site icon Telegrafi

Francezi largohet me 40 thasë të rëndë 11 milionë euro

Plaçkitja më e madhe gjatë viteve të fundit në Francë ndodhi qetë dhe pa dhunë kur Tony Musulin (39-vjeçar) u largua nga filiali i Bankës së Francës në Lionin qendror, përderisa dy kolegë të tij kanë qenë në ndërtesë.

Policia ka gjetur automjetin e zbrazët, dy orë më vonë të parkuar në njërën prej paralarjeve të këtij qyteti. Sistemi për ndjekje satelitore dhe telefoni kanë qenë të shkyçur, ndërsa ngarkesa prej 40 thasëve me para, është zhdukur.

“Bastisëm shtëpinë dhe ishim të befasuar kur zbuluam se banesa ishte thuajse e zbrazët. Ishte e zbrazët si të jetë përgatitur për fluturimin e vet”, tha prokurori i Lionit Ksavie Risho dhe shtoi “gjithsesi se dyshojmë në vozitësin”.

Toni i cili ka punuar për sipërmarrjen Lumis, e cila ka transportuar paratë e bankës dhe me furgonin e së cilës është arratisur, kohë më parë ka zbrazur llogaritë bankare, lajmëroi policia.

Një kolegë i Tonit për radion franceze ka thënë se ai është ankuar se ka qenë dobët i paguar dhe pronarët herët apo vonë do të paguajnë për këtë. /Makfaks/Telegrafi/

Exit mobile version