Telegrafi

Francezët përgatisin omëletën gjigante me 15.000 vezë për të festuar Pashkët (Foto)

Mijëra persona janë mbledhur në Francë të hënën, për të parë nga afër dhjetëra kuzhinierë duke përgatitur omëletën gjigante për të festuar Pashkët në qytetin Bessieres.

Ky specialitet është bërë me 15.000 vezë, para 10.000 shikuesve të cilët morën pjesë në traditën shumë vjeçare, transmeton Telegrafi.

Shikuesit kanë ndjekur me vëmendje se si kuzhinierët në qytetin Bessieres, derdhnin dhjetëra litra vaj në vezët e rrahura në një tigan gjigant që ishte vendosur në sheshin kryesor të qytetit. /Telegrafi/